Tepelenë, arrestohet 22-vjeçari kërkohej për vjedhje në Tiranë.

Policia e Tepelenës ka kapur në afërsi të banesës në fshatin Iliras, Zeman Mahmuti. 22-vjeçari Mahmuti ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 4 vite e 4 muaj burg për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim.
22-vjeçari është dënuar nga gjykata pasi në muajin mars 2013 në bashkëpunim me një person tjetër kanë vjedhur me dhunë në rrugën Thanas Ziko në Tiranë një minimarket.
Policia e Tepelenës bën me dije se është njoftuar policia e Tiranës për veprimet e mëtejshme.
Add new comment