Tentojnë të vrasin 23-vjecarin, pranga dy të dyshuarve në Tiranë.

Bien në prangat e policisë në flagrance, dy persona të akuzuar për tentativë vrasje në Tiranë.
Policia informon se më datë 16.04.2014 reth orës 22.30 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ferid Sulejman Elezi, 22 vjec, lindur dhe banues në Zallmner dhe Ermir Mexhit Hoxha, 18 vjec, lindur dhe banues në Bulqeshë i Ri, Kamëz-Tiranë.
Arrestimi i tyre, sipas policise, eshte bere sepse rreth orës 14.30, tek Rreth-rrotullimi i Kamzës, kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin Aldor.B, 23 vjec.
Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 78, 22 dhe 25 i K. Penal.
Add new comment