Tension në Athinë, qeveria ka para vetëm një muaj

Arka e shtetit do të jetë bosh në fund të muajit nëntor, nëse paratë e Bankës Qendrore Evropiane nuk do të lëvrohen. Alarmi është dhënë nga Kryeministri grek Antonis Samaras para se të fillonte mbledhjen e shumëpritur të Trojkës në Athinë. Në thelb të negociatave me qeverinë greke, për dhënien e një kredie të re prej 31 miliard euro janë shkurtimet e mëtejshme të buxhetit për periudhën kohore 2013-2014.
Masat shtrënguese përfshijnë edhe duprimimr te vendeve të punës në sektorin publik, shkurtime të pagave dhe rritjen e taksave. Vendimet që vazhdojnë të thellojnë zemërimin publik të shprehur sërish përmes një serie protestash . Kryeministri grek Antonis Samaras gjithashtu përshëndeti vendimin e kancelares gjermane Angela Merkel për të vizituar Athinën javën e ardhshme, vizitën e saj të parë në Greqi që kur filloi kriza e borxhit, dy vjet më parë.
"Ky është një zhvillim shumë pozitiv që kancelarja ka pranuar ftesën tonë," u tha gazetarëve Samaras. "Ne do ta mirëpresim si udhëheqëse të një kombi të madh, miqësor të tillë si Gjermania," shtoi ai.
Merkel do të fluturojnë drejt Athinës të martën. Dy sindikatat kryesore dhe një parti e opozitës kanë bërë thirrje për protesta në qendër të Athinës në ditën e vizitës së saj.
Albanian Screen
Add new comment