Taksa e ndotjes, INSTAT: Rritet importi i automjeteve

Ndryshimi i pagesës së taksës së ndotjes ka rritur ndjeshëm importin e makinave. Sipas të dhënave të INSTAT për 3-mujorin e fundit të 2011, heqja e doganës për mjetet e importit ka bërë që të importohen 19 mijë automjete vetëm brenda kësaj periudhe.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin importuar 4 mijë automjete. Shkak për këtë ka qenë heqja e doganës përmes formluës së re të pagesës së taksës së ndotjes, e cila tashmë do të paguhet me këste tek kolaudimi i tyre.
Shifrat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2011 janë importuar gjithsej 32 mijë makina, gati 50 përqind më shumë se një vit më parë.
Albanian Screen
Add new comment