Tahiri: Ai që ka vrarë Santon ka dashur të bëjë zhurmë.

Postuar në 02 Korrik, 2014 05:24

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është shprehur për herë të parë publikisht, për vrasjen e bankierit Artan Santo më 26 Qershor, në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Sipas Tahiri, hetimet për ekzekutimin e Santos nga dy personat që u fiksuan nga kamerat e sigurisë me motor dhe me skafandra, janë të vështira. Por ai që e ka vrarë, thotë Tahiri, -ka dashur të bëjë zhurmë”.
 
Nga komisioni i Ligjeve ku raportoi për projektiligjin për përdorimin e armëve dhe paketën e sigurisë publike, ministri Tahiri kërkoi që lufta e Policisë së Shtetit ndaj krimit të mos politizohet.  

Biznesmeni Artan Santo, bankier dhe botues i njohur, u qëllua me armë ndërsa shkonte në zyrën e tij në bankën Credins tek Blloku, të cilën e drejtonte prej vitesh. Dy persona me motor pa targa Suzuki V-Strom, me skafandra dhe doreza në duar, i bënë pritë Santos para zyrës duke e qëlluar për vdekje me revolver me mulli. Policia nisi menjëherë kërkimet për kapjen e tyre, ndërsa deri më tani, autorët nuk janë identifikuar.

Dyshimet e policisë për ekzekutimin e bankierit, janë se vrasja ka qenë me pagesë. Pas hekurave, qëndrojnë dy kushërinjtë Gjozi nga Fushë-Kuqja të cilët u arrestuan pranë Bubqit ditën që u vra Santo. Ata rezultojnë persona me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa pas ekspetimit, dy të arrestuarve i është gjetur barut në duar. Saimir dhe Klodian Gjozi janë pronarë të një motori të ngjashëm me atë që u përdor në atentatin e Santos, i cili sipas policisë së Shtetit rezulton i vjedhur në Selanik në Janar të këtij viti. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.