Të verbrit-bashkisë: Duam sinjalistikë rrugore

Postuar në 15 Tetor, 2012 15:37

Mungesa e infrastrukturës rrugore, por edhe sinjalistika e posaçme vazhdon të mbetet probleme për të verbërit në Shqipëri. Ata çdo ditë duhet të përballen me kaosin e trafikut, e aq më tepër që nuk mund të kalojnë qoftë edhe një semafor të vetëm nëse nuk do të jenë të shoqëruar, pasi në asnjë prej tyre nuk është vendosur sinjal akustik. 

"Infrastruktura rrugore është pothuajse e pasuportueshme e pa aksesueshme për personat e verbër. Nuk e dimë nëse i respektojmë semaforët sepse ne gjithmonë lëvizim të shoqëruar. Si pjestar të shoqërisë ne duam të ecim pa ndihmën e askujt në këto rrugë, siç ecet në të gjitha qytetet e Evropës së paku", thotë Ermir Kapedani, i verbër.

Ndërkohë kryetari i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj i drejton një kërkesë kryetari të bashkisë Lulëzim Basha që të rishikojë kërkesat e kësaj kategorie për infrastrukturën, si dhe ti përfshijë ato në planin urbanistik të Tiranës.

"Ka disa sinjale për disa përshtatje trotuarësh po ato janë vetëm një fillim. Akoma Tirana dhe gjithë qytetet kryesore të paktën në Shqipëri nuk kanë semaforët akustikë, nuk janë përshtatur me sinjalet në rrugë, në mënyrë që të verbrit të mund të orientohen dhe të lëvizin. Për hir të së vërtetës deri tani nuk është bërë asgjë", tha Sinan Tafaj, kryetar i shoqatës së të verbërve.

Shqetësimet e këtyre personave me aftësi të kufizuara, janë ngritur në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 10.100 të verbër.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.