Suedia nuk e dëshiron eurozonën

Suedia nuk planifikon të bëhet pjesë e bashkimit monetar të BE-së, sepse nuk dëshiron t’i mbulojë humbjet e institucioneve financiare të vendeve të tjera, tha kryeministri suedez Fredrik Rainfeld, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Ai tha se edhe në vendin e tij ka pasur krizë në vitet e 90-ta, por nuk kanë lutur për ndihmë dhe vetë janë kujdesur për veten.
Bashkimi monetar ka për qëllim të krijojë mekanizma që mundësojnë stabilizimin e institucioneve financiare dhe, nëse është e domosdoshme, ristrukturimin e tyre, pa pasur nevojë që të shkohet në shfrytëzimin e mjeteve buxhetore.
Ballkanweb.com
Comments
Ata jane te zgjuar, shohin
<p>Ata jane te zgjuar, shohin punen e tyre dhe kaq. </p><p>Evropa qe po shohim sot, eshte Evropa e financave dhe jo Evropa e qytetarit si dikur. Brukseli po krijon institucione te nje burokracie te frikshme qe drejtohen tashme nga lobet e te gjitha fushave. Industrite vendosin ne te shumten e rasteve dhe jo qytetari me voten e tij.</p><p>Si shembull po sjell EFSA-n, Agjencine Evropiane per Sigurine e Ushqimit, te cilen e ndjek nga afer kur kam mundesi. Shume organizata, ndermjet te tjerash Corporate Europe Observatory, jane jashtezakonisht te shqetesuara sepse mendohet se tashme kjo agjenci drejtohet nga njerez me lidhje te forta ose te drejtperdrejta me industrine ushqimore. Dhe keta njerez vendosin se cfare ka te drejte industria ushqimore te fute ne ushqimin qe hame ne. Si rrjedhoje e kesaj menyre te te punuari te EFSA-s, sot aditive apo substanca per te cilat nuk dihet sa te sigurta jane per shendetin e njeriut, shiten ne treg si pjese perberese e shume ushqimeve, pa piken e problemit. Nje rast i tille eshte ai i sheqerit me emer "aspartame". Sipas Report, program tv italian, aspartame ka 30 vjet ne shitje dhe Efsa as qe e ka marre mundimin te bej hulumtime ne lidhje me demet qe ky sheqer mund ti shkaktoje shendetit te njeriut. Nderkohe, institucione te pavarura (Istituto Ramazzini e te tjere neper Evrope) e cilesojne ate si teresisht kancerogjen. Nuk ka vend ku nuk gjendet aspartame neper ushqime, edhe ne ilacet per femije. Nderkohe, EFSA, per futjen e ketij lloj sheqeri ne treg eshte bazuar thjesht tek studimet e prodhuesve, a thua se keta te fundit do te deklaronin se kane shpikur nje prodhim te keq. Nese dini italisht, Report.rai.it do te gjeni episodin "Dolce e' la vita" ku flitet per aspartamen dhe EFSA-n.</p><p>Une po citoj EFSA-s se e ndjek nga afer por besoj se te tjere mund te citojne institucioneve te tjera evropiane ku mund te hasen te njejtat probleme. Me pak fjale, Evropa, do pare edhe me pak rezerva sic bejne nordiket. Me kete dua te them se sot ka ardhur koha te mendojme jo vetem si te shkojme ne Evrope, por edhe si ta bejme Evropen qe t'i sherbeje qytetarit. </p>
Add new comment