Standarti i shqipes, gjuhëtari Matzinger kundër ndryshimit

Postuar në 13 Tetor, 2012 09:33

 

Debati për ndryshimin e standartit të gjuhës shqipe, i cili ndizet dhe shuhet herë pas herë në hapësirën shqiptare, ka përfshirë edhe albanolog të huaj.  Joachim Matzinger, një nga studiuesit që i ka kushtuar karrierën studimit të shqipes dhe prejardhjes së saj, thotë se nuk ka arsye që ndryshimi i standartit të gjuhës shqipe të jetë një temë diskutimi. 
Sipas tij, standarti i shqipes është ashtu si i çdo gjuhe tjetër dhe standartet nuk duhet të ndryshohen herë pas here.

"Jo nuk mendoj kështu, nuk ka pse të ndryshohet standarti. Shqipja ka një standart mëse të stabilizuar dhe kjo është një gjë shumë e mirë, pasi shumë gjuhë nëpër botë nuk kanë arritur në këtë stad. Shqipja ka një standart të vetëm dhe ky duhet të respektohet nga të gjithë shqiptarët", deklaroi Matzinger.

Ai mbështet tezën, se, shqipja ka prejardhjen nga ilirishtja edhe pse për këtë burimet janë të pakta. Sipas tij, tashmë është pranuar se gjuha e shqiptarëve është autoktone dhe një nga më të vjetrat në Ballkan. 
Sa i takon standartit të saj, një pjesë e gjuhëtarëve vendas por edhe nga Kosova, kanë hedhur ide për pasurimin e standartit me fjalë apo zanore të dialektit geg. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.