Sporti, Ylli: Të rregullojmë veten, pastaj të mendojmë për bashkimin

Postuar në 08 Janar, 2013 12:04

 

“Fillimisht duhet të rregullojmë shtëpinë, kuadrin ligjor dhe pastaj të mendojmë për bashkimin. Kështu është shprehur, deputeti i PS-së, Fidel Ylli gjatë prezantimit të draftit për sportin në programin e PS-së për një Rilindje Shqiptare.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të qeverisë, për krijimin e një lige, Ylli tha se PS që në 2007 ka kërkuar bashkimin, kemi lobuar sesi të pranohet Kosova në Federatën Olimpike.

“I kemi shkruar edhe Thaçit edhe Berishës”, theksoi ai gjatë bashkëbisedimit me gazetarët sportiv në vend.

Ylli ftoj gazetarët dhe jo vetëm që të japin vërejtje dhe sugjerime, në mënyrë që të përmirësohet ky draft- projekt, i cili sipas tij do të vihet në jetë mejëherë pas fitores së 2013-tës.

Duhet të shtojmë mësimin në shkolla, klasat sportive,të promovojmë sportin e traditës dhe atë elitar, sportet për paraplegjikët, për privatizimin etj, theksoi deputeti socialist.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.