Spanjë, rriten huatë e këqija

Huatë e këqija të bankave spanjolle janë rritur ndjeshëm duke shënuar në muajin qershor një nivel rekord. Banka e Spanjës deklaroi se aktualisht janë 200 miliardë dollarë hua që rrezikojnë të mos paguhen.
Shifra është më shumë se 9 për qind e portofolit të përgjithshëm të huave, thote 'Zeri i Amerikes', më e larta që kur banka filloi të mbante të dhënat 50 vjet më pare. Shumë nga huatë e papaguara janë nga ndërtuesit dhe interesat e tjera të huave të pasurive të patundshme.
Kriza e ketyre te fundit ka cuar ne prag kolapsi nje sere bankash te vendit, aq sa detyroi qeverine te kerkonte ndihmen e Bashkimit Europian per rikapitalizimin e tyre. Dorezania e Eurozones e miratuar kete vere per insitucionet ne fjale e qe llogaritet ne 100 miliarde euro do te kalohet per nje periudhe kohe 18-mujore.
Element kyç i ketij programi, siç thuhet ne nje memorandum te Eurogrupit mbi paketen e shumeperfolur te ndihmes, eshte t`i vihet ne ndihme segmenteve te dobeta te sektorit financiar spanjoll. Ekonomia e vendit eshte zhytur ne recesion dhe niveli i papunesise, i llogaritur ne gati 25%, konsiderohet me i larti i vendeve te industrializuara. Madridi zyrtar ka marre masa te rrepta per reduktimin e defiçitit buxhetor, por shkurtimi i shpenzimeve ka penguar gjithashtu rritjen ekonomike.
top-channel.tv
Add new comment