Spanjë, protesta kundër vizitës së Merkel

Mijëra spanjollë kanë dalë në protesta, kundër vizitës së kancelares Merkel në Madrid. Ata fajësojnë Merkel për masat e ashpra të kursimit. Rreth 300 persona me pankarta në duar u mblodhën përpara Parlamentit dhe ambasadës gjermane. Kancelarja ishte në Madrid për takime me kryeministrin, Mariano Rajoy.
Ajo lavdëroi qeverinë për reformat që janë ndërmarrë deri tani, megjithatë thuhet se Spanja mund të kërkojë ndihmë të plotë nga BE për të dalë nga kriza. Bisedimet mes dy liderëve u zhvilluan në kohën kur Banka Qendrore Europiane publikoi planin e ri për blerjen e bonove, nga i cili qeveria spanjolle mund të përfitojë.
Rajoy refuzoi të thoshte nëse qeveria do të përfshihej në këtë program. Si Merkel ashtu edhe Rajoy thanë se nuk kishin diskutuar mbi kushtet që duhet të përbushë Madridi, në mënyrë që Banka të nisë blerjen e bonove të tij.
Albanian Screen
Add new comment