Spanjë, Katalonja rrezikon falimentimin

Postuar në 28 Gusht, 2012 12:13

iliardë eurosh prej qeverisë qëndrore spanjolle. 

Këtë verë, një fond prej 18 miliardë eurosh u vendos në dispozicion nga Madridi për të ndihmuar 17 rajonet e tij autonome, shumë prej të cilëve me një gjendje alarmante të financave.

Vetë krahina e Katalonjës, më e pasura në vend, sjell në arkat e shtetit 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Spanjës.

Huaja për të cilën ka nevojë qeveria lokale e Barcelonës do të lejojë atë të përballojë kostot e administratës lokale dhe të projekteve e investimeve rajonale.

Kriza në Katalonjë vjen ndërsa të dhënat tregojnë se ekonomia e Spanjës vazhdon të tkurret, me një rënie prej 0,4%, në tremujorin prill-qershor.

Tremujori i parë i vitit gjithashtu shënoi një recesion prej 0,3%, ndërsa shenjat tregojnë se ekonomia është në rënie edhe gjatë këtij semestri të tretë të vitit.

Më parë gjatë vitit, Spanja kërkoi një hua prej 100 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian, ndërsa spekulohet se vendi me papunësinë më të lartë brenda BE-së mund të pësojë një kolaps të ngjashëm me atë të ndodhur në Greqi.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.