Snajperi me më shumë vrasje në historinë e SHBA, vritet nga një ish- ushtar

Postuar në 03 Shkurt, 2013 14:23

 

Një ish- pjesëtar i njësisë elitare Navy Seal, i njohuri si snajperi më vdekjeprurës në historinë e SHBA, është vrarë në një poligon qitjeje në Teksas, SHBA.

Chris Kyle, 39 vjeç, u qëllua nga afër nga një ish- ushtar, gjatë një aktiviteti bamirësie, të organizuar nga kompania e sigurisë e Kyle në një poligon.

I dyshuari është 25- vjeçari Eddie Ray Routh, që u arrestua pesë orë më vonë pas ndjekjes nga policia. Ai po ngiste makinën e snajperit të vrarë kur u kap nga policia.

Vrasësi është një ish- marins që vuante nga sindroma e stresit post- traumatik.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes.

Kyle, babai i dy fëmijëve, kishte shkruar librin best- seller “American Sniper”, ku kishte treguar për historinë e tij në Irak.

Ai ka vrarë si snajper mbi 150 persona, më shumë se gjithkush në historinë ushtarake amerikane. Vrasjet i ka kryer nga viti 1999 deri në vitin 2009. Pentagoni thotë se ka vrarë 160 persona, por mendohet se numri i vrasjeve është 225.

Ai pati deklaruar se nuk ndjen keqardhje për viktimat e tij, edhe pse në një rast kishte qëlluar mbi një femër me granatë në dorë.

“Nuk jam naiv, nuk e romantizoj luftën,” pati thënë ai.

Ai e la shërbimin për të shpëtuar martesën e tij.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.