Skandali i ambasadës në SHBA dhe memoja e DASH, Komisioni i Jashtëm thërret në raportim Panaritin

Komisioni parlamentar i Jashtëm pritet të thërrasë në një seance raportimi ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti, për dy çështjet e fundit që kanë tronditur, sipas opozitës, diplomacinë shqiptare: situata e rëndë ekonomike e ambasadave tona nëpër botë, si edhe memoja e ambasadës së SHBA-së për tonet nacionaliste të tepruara, shfaqur nga qeveria javët e fundit.
Kryetari i Komisionit të Jashtëm, deputeti demokrat, Fatos Beja pranoi gjendjen e vështirë të ambasadave tona për shkak të mungesës së parave. Por ai tha se u bënë përpjekje gjatë hartimit të buxhetit për të shtuar fondet e ministrisë së Jashtme, por nuk ja dolën përballë vullnetit të ekzekutivit.
Pak ditë më parë, mediat publikuan një letër ku ambasadori shqiptar në Uashington, Gilbert Galanxhi, shprehte me tepër shqetësim dhe i dorëzuar, nevojën për fonde shtesë, pasi paratë e akorduara nga ministria nuk mjaftonin as për të paguar qiranë e godinës.
TEMA
Add new comment