Shqyrtohen kandidaturat nga ERE, të hënën administrator i ri

Administratori që do të marë menaxhimin e shpërndarjes së energjisë pas largimit të çekëve të CEZ, do të përcaktohet të hëhën. Vendimi u mor nga ERE pasi dëgjoi sot kandidaturat e paraqitura .Në 21 janar pritet që ERE të marrë vendimin e fundit për licencën e CEZ-it, që të gjitha gjasat janë që do t’i hiqet. Emrat që duket se kanë shprehur interes për vendin e administratorit nuk janë të panjohur, edhe pse në fakt në pozicione kyçe dhe në kompanitë të tjera publike. Një javë më parë ERE miratoi rregulloren që përcaktonte edhe kushtet që duhet të plotësojë kandidati për administrator, por edhe mënyrën se si do të funksionojë pozicioni i tij. Sipas ERE-s, administratori duhet që të kujdeset që të mos përkeqësohet situata financiare e kompanisë dhe, nga ana tjetër, duhet që të hartojë raporte në harqe të shkurtra kohore për të vënë në dijeni Entin rreth situatës.
MAPO
Add new comment