Shqipëria, vend i bekuar nga Zoti dhe i mallkuar nga lidershipi

Postuar në 19 Janar, 2013 03:40

 

leksandër Biberaj është nga ata persona që e ka thënë hapur fjalën e tij sa herë i është dashur edhe duke rënë në kundërshtim me lidershipin që e ka drejtuar. Nuk është vetëm kjo që e bën Biberajn një person publik të besueshëm dhe me interes për ta dëgjuar. Çfarë është tjetër? Disa orë pas kësaj interviste, Aleksandër ai u nis për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit më të rëndësishëm të botës. Ai ka një lidhje të hershme me Amerikën. 45-vjeçari është nga “disidentët” e Partisë Demokratike. Kjo çarje mes tij dhe forcës politike ku ka kontribuar në vite, ndodhi pas tragjedisë së Gërdecit, kur Biberaj, kryetarin e partisë po edhe të qeverisë, e quajti diktator. Sot mban postin e nënkryetarit të Partisë Fryma e Re Demokratike. Në rrëfimin e tij kuptojmë se ka qenë gjithmonë një qytetar i botës. Ka udhëtuar shumë duke u shkolluar, por edhe me shkas angazhimin e tij politik. Dhe gjithmonë është kthyer në shtëpi, në Shqipëri. Sot, Aleksandër Biberaj është i ftuari ynë i fundjavës duke kaluar nëpër një skaner jetën e tij: fëmijëria në Tropojë, dëshira për t’u arratisur, vitet e rinisë në Qytetin Studenti ku njohu bashkëshorten farmaciste. Së bashku me ne, 25 vjet më vonë, Biberaj pedagog ngjit shkallët e Universitetit Politeknik të Tiranës. Ne kemi qenë në një “orë mësimi” me zotin Biberaj. 

Të hënën jeni në Uashington në ceremoninë e betimit të Presidentit Obama, ku jeni i vetmi i ftuar nga Shqipëria. Cila është lidhja juaj me Amerikën? 

Unë di që jam ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë e 21 Janarit ku ai do të betohet për herë të dytë si president i ShBA-ve. Kam lidhje të shumëfishta me ShBAtë, lidhje të vjetra. Është një vend që pas Shqipërisë e dua më së shumti. Amerika më pëlqen si vend kampion i demokracisë, si vend ku njeriu e ka të hapur rrugën e karrierës, pavarësisht se çfarë origjine, feje dhe bindje politike ka. Nëse ka vend në botë ku njeriu e ndjen vetën të barabartë mes të barabartëve, ky vend është ShBA. Dhe vetë kompozimi i saj, që përbëhet nga qytetarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, nga shumë kombe e tregon më së miri këtë gjë. 

Presidenti Amerikan e bën betimin mbi bibël ndërsa në Shqipëri presidenti betohet para Kushtetutës, dhe koha ka treguar se kjo mund të jetë dhe “kushtetuta e partisë”. 

Po, presidentët amerikanë betohen mbi Bibël. Në njëfarë mënyre ne me Amerikën jemi antipod për shumë gjëra. Ndonëse shumë shqiptarë që kanë emigruar atje e kanë gjetur veten mirë dhe sot janë integruar në jetën amerikane. Atje besimi në Zot është një komponent i rëndësishëm. “Në Zot ne besojmë”, është shënuar në dollar që është simbol i fuqisë ekonomike. Është diçka simbolike, morale dhe shpirtërore. E diskutueshme është kjo puna e betimit mbi Kushtetutë në vendin tonë. Po edhe në statutin e partisë po të betoheshe, përsëri do të ishe diçka pozitive nëse do e respektonin. Por po t’i shohësh partitë e vjetra, të gjitha e shkelin statutin.    

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.