Shpëtohen nga mbytja dy persona rrezikonin të mbytet nga dallgët.

Dy persona janë shpëtuar pas ndërhyrjes nga ana e policisë kufitare në detin Jon. Rastet e ndryshme ka ndodhur në Vlorë dhe Sarandë, ku përkatësisht janë shpëtuar një vajzë dhe një djalë.
Rreth orës 12:20, në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, patrulla e Stacionit të Policisë Kufitare Triport ka marrë njoftim nga pushues të ndryshëm se një person po mbytej në det.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit punonjësit e patrullës së policisë kufitare kanë shkuar tek vendi i sinjalizuar, ku kanë konstatuar shtetasen Brunilda Ll., nga Vlora, e cila ishte në një kamerdare, por që po e rrëmbente rryma dhe dallgët e detit në thellësi.
Ndërhyrja e punonjësve të Policisë Kufitare bëri të mundur nxjerrjen e saj nga deti, ku iu dha ndihma e nevojshme e cila nuk ka pasur asnjë problem për jetën.
Ndërkohë gjatë pasdites rreth orës 17:30, patrulla e Stacionit të Mjeteve të Lëvizshme, pas informacionit të dhënë nga Kapiteneria e Portit Sarandë, i dha ndihmën e parë 19-vjeçarit Genci Zh., nga Korça, i cili me një mjet tip plastik, tip ''Kanoa'', rreth 0.8 milje nga bregu përballë Gjirit të Sarandës rrezikohej të mbytej, pasi mjeti plastik i kishte marrë ujë dhe dallgëzimi ishte i lartë.
Ndërhyrja e punonjësve të Policisë Kufitare, bëri të mundur nxjerrjen e tij nga deti pa probleme.
Add new comment