Shkup, 45 rrugë marrin emra figurash të njohura shqiptare

Postuar në 24 Mars, 2012 09:45

Në këshillin bashkiak të kryeqytetit maqedonas, Shkup, u miratua dje vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit. 
Ndërmjet tyre, 45 do të jenë emra të heronjve shqiptarë apo të ngjarjeve të ndryshme historike që lidhen me shqiptarët. 

Bëhet fjalë për propozime që janë dhënë nga këshilltarët e partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim. 

Miratimi i këtyre vendimeve ka qenë shkas që këshilltarët e partisë maqedonase LSDM ta braktisin mbledhjen. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.