Shkollat pa ngrohje, Laho: Bllokuan buxhetin e bashkisë

Postuar në 15 Tetor, 2012 15:55

Shkollat e Ersekës rrezikojnë të kalojnë dimrin pa ngrohje. Në kohën kur mali rrëzë të cilit shtrihet qyteti është mbuluar që tani me dëborë, nuk ka asnjë shpresë për furnizimin e shkollave me dru. Shkak është bërë bllokimi i buxhetit të bashkisë. Edhe pse qyteti ka një dimër të ashpër asnjë masë paraprake nuk është marrë për ngrohjen në shkollave. 

"Jemi në prag të dimrit, ngrohja e shkollave do të jetë shumë problematike, kështu që mund të them që jemi komplet të paralizuar. E pakuptimtë për mua, dhe për të gjithë ne që punojmë këtu", tha Ali Laho, kryetar i Bashkisë Ersekë. 

Bashkia e Ersekës pretendon se nuk ka asnjë detyrim financiar të pashlyer dhe sipas saj bllokimi i buxhetit nuk është i motivuar. 

"Ndërmarrja e ujit të pijshëm ka 320 mijë lekë të reja borxh CEZ. Nuk e ka bashkia, nuk figuron në buxhetin e bashkisë ndonjë zë, ndonjë detyrim për ndërmarrjen e ujit të pijshëm. Duhet të na sqarojnë se çfarë veprimi duhet të marrim", thotë Laho.

Prej katër vjetësh në bashkinë e Erssekës nuk është kryer asnjë investim për shkak të fondeve të pakta që administron ajo. Për të kaluar situatën e vështirë ekonomike, janë shkurtuar edhe 8 vende pune në bashki por me shumë pak impakt në financat e saj. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.