Shkolla e policisë, 2-3 maj testimi me shkrim i aplikanteve femra të pakualifikuara.

Postuar në 01 Maj, 2014 06:25

Policia e Shtetit ka përcaktuar datat 2 dhe 3 maj për të zhvilluar testimin me shkrim të gjitha aplikantet femra që në testimin kaluar nuk kanë grumbulluar 50 pikë. 

“Në datat 2-3 maj 2014, nisur nga kërkesa e akteve ligjore, ku 50% e kandidatëve që pranohen në polici duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar, si dhe nga ecuria e deritanishme e testimit fizik, ku një pjesë e aplikanteve femra janë skualifikuar pasi nuk kanë arritur normat, do të zhvillohet testimi me shkrim i të gjitha aplikanteve femra për Shkollën Bazë të Policisë, të cilat gjatë testimit të zhvilluar më parë nuk kishin arritur të grumbullonin mbi 50 pikë,”- bëhet me dije nga policia.

Më tej sqarohet se testimi me shkrim do të zhvillohet pranë Qendrës së Formimit Policor. “Më datë 2 maj do ti nënshtrohen testimit me shkrim:
• në grupin e parë kandidatet e Qarkut Tiranë me kodin e aplikantit deri tek kodi i aplikimit 2904.
• në grupin e dytë kandidatet e Qarqeve Tiranë (ata që nuk përfshihen në grupin e parë), Shkodër, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Fier.

Më datë 3 maj do ti nënshtrohen testimit me shkrim:
• në grupin e parë kandidatet e Qarqeve Elbasan, Durrës, Dibër, Berat, Vlorë.

Aplikantet që do të testohen në grupin e parë të datës 2 dhe 3 maj do të paraqiten tek Qendra e Formimit Policor në orën 06:30.
Aplikantet që do të testohen në grupin e dytë të datës 2 maj do të paraqiten tek Qendra e Formimit Policor në orën 11:00.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.