Sherri për gomën e dëmtuar efektivi i SHISH vret 33-vjeçarin.

Postuar në 16 Gusht, 2014 06:42

Sherri për një gomë të dëmtuar është bërë shkak i vrasjes së një gomisti ditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 tek “Fusha e aviacionit”, ndërsa mësohet se fillimisht 33-vjeçari, baba e 2 fëmijëve, ka mbetur i plagosur por ka humbur jetën rrugës për në spital. 33-vjeçari Florian Selmani ishte pronar i një gomisterie dhe dyshohet se i ka shitur një gomë të dëmtuar klientit të tij Xhevahir Mzika, efektiv i SHISH, çka edhe është bërë shkak për sherrin mes tyre.
 
Pas debatit dhe përplasjes fizike, Xhevahir Mzika është larguar me makinë, por është kryer më pas me një armë zjarri tip pistoletë TT me të cilën ka qëlluar dy herë mbi Selmanin.
 
Mësohet se prej një viti Florian Selmani nga Saranda e banues në Tiranë, kishte marrë me qira ambientin e gomisterisë ku edhe ushtronte aktivitetin bashkë me vëllain e tij.
 
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
 
Mësohet se deri më tani janë 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Sipas policisë po hetohet lidhur me armën e krimit, ndërsa dyshohet se autori ka përdorur armën e punës si agjent i SHISH.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.