Sherr me burrin për atësinë, nëna mbyt me jastek foshnjën 6 javëshe në Librazhd.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrethin e Librazhdit mëngjesin e së mërkurës. Gruaja 30 vjecare ka mbytur femijen e saj. Nga të dhënat e para të marra prej policisë lokale mësohet se një grua ka mbytur me jastek fëmijën e saj vetëm 6 javeshe. Ka qenë autorja e krimit ajo që ka pranuar gjithçka në seancën e marrjes në pyetje nga policia.
Dyshohet se shkak për mbytjen e fëmijës ka qenë kontradikta që kishte me bashkëshortin për atësinë e fëmijës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuturman, në komunën Qendër, ku 30-vjeçarja S.Lleshi ka mbytur beben e saj, 6 jave pasi e kishte sjellë në jetë.
Add new comment