Sherr me armë mes krushqve për 1 kopliment, plagoset 22 vjeçarja

Një sherr në një dasmë është përshkallëzuar, ku janë përdorur grushte, karrige dhe armë zjarri, duke sjellë për pasojë edhe plagosjen e dy personave.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Paskuqan, ku mësohet se krushqit janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një komplimenti që i është bërë shoqërueses së nuses, duke sjellë edhe konfrontimin fizik mes tyre, dhe në fund edhe përdorimin e armëve. Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë me dy plumba 22 vjeçarja Blerina Nela e cila është dërguar në spitalin e Traumës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet paraprake bëjnë me dije se autori i plagosjes është Uran Meta 32 vjeç, i cili pasi qëlloi me armë, është goditur me sende të forta nga dasmorët e tjerë, duke sjellë edhe plagosjen e tij.
Lidhur me këtë konflikt, policia ka shoqëruar në komisariat, 5 dasmorë të përfshirë në dasmë, dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, pistoletë “Zastava”, në cilësine e provës materiale. Forcat e komisariatit numër 4, 5 dhe reparti “Shqiponja” bllokuan makinën tip “Lancia” me targa AA 889 IS me të cilën të pestë të ndaluarit po udhëtonin.
Efektivët blu po punojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të konfliktit që për pak mund të shndërrohej në një ngjarje të rëndë.
Add new comment