Shanaj: Arrestim i paligjshëm, një intelektuale s’mund të rrijë në burg.

Postuar në 06 Shtator, 2014 09:12

Ashtu si avokati i Fullanit, edhe mbrojtja e kryeinspektores Golemi e ka vlerësuar të paligjshme procedurën që çoi në arrestimin e dy drejtuesve të Bankës së Shqipërisë.
 
Në një deklaratë për mediat pasi takoi klienten e tij, Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, avokati Fatos Shanaj tha se në seancën gjyqësore të së hënës do të kërkojë ndryshim të masës së sigurisë.
 
“Mora kontakt me Golemin, është dhënë një masë sigurimi “arrest me burg” që për mua procedura është e pa ligjshme. Ka kushte të caktuara procedurale për t’u bërë seanca në mungesë. Kjo na heq mundësinë për t’u mbrojtur në shkallën e parë. Në këtë moment nuk diskutohet fajësia. Nuk besoj se mos shkuarja në komision ka lidhje me akuzën, ç’lidhje ka vepra penale me mos paraqitjen në komision. Kush është rrezikshmëria që morën arrest me burg për një vajzë 37 vjeçe intelektuale?”, u shpreh avokati Shanaj
 
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës të Shqipërisë Elivar Golemi u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë pasi u njoh me vendimin e arrestit të lëshuar nga Gjykata. Ajo u përfol së fundi në media për refuzimin e njëpasnjëshëm që i bëri ftesës së Komisionit të Ekonomisë për të dhënë shpjegime në lidhje me përgjegjësitë administrative në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.