Shërbimi interurban, Bashkia: Linja e shpallur konform ligjit, s'ka shkelje.

Ka reaguar bashkia e Tiranës përmes drejtores së saj të transportit Nereida Hoxha, e cila ka shpjeguar se itinerari i rrugës së re me vendim të Ministrisë së Transporteve është shpallur si linjë. Ajo ka theksuar se bashkia ka nisur procedurat për licensimin, ku fitues ka dalë kompania kundër së cilës protestuan sot punonjësit e autobusave.
“Në vijim të kësaj shkrese Bashkia ka hartuar me vendim të Këshillit Bashkiak miratimin e liçensave që lejohet të lëvizin. Pas vendimit, është shpallur linja Tiranë-Elbasan-Tiranë ku njoftimi ka qëndruar 2 javë siç e kërkon ligji. Për këtë ka paraqitur letrat vetëm një operator i cili është shpallur fitues. Po në ligjin e transporteve është theksuar se oraret vendosen nga ministria e transporteve. Ne i kemi kërkuar ministrisë për orare shtesë por nuk ka ardhur asnjë konfirmim. Ne do të vijojmë të operojmë në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi. Nuk janë Tirana dhe Elbasani që lidhen nga 1 itinerar. Për sa kohë që kjo linjë është e miratuar, Bashkia ka të drejtë që ta shpallë këtë linjë ose në të kundër i bie që Bashkia të shkelë ligjin. Edhe qytetarët e pjesës së jo tunelit kanë të drejtë që të shërbehen.” u shpreh në fjalën e saj Hoxha
Add new comment