'Semafori', Bashkia: Policia po keqpërdoret, s'ka tagër të ndërhyjë.

Edhe Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me vendimin e policisë së Tiranës për të ndrëprerë sërish punimet për vendosjen e semaforit në rrugën “Asim Vokshi”, duke e cilësuar atë si një injorancë juridike.
Sipas Bashkisë, policia po keqpërdoret politikisht pasi nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në punët dhe projektet e Bashkisë. Në komunikatën për shtyp, theksohet se policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe jo të vendosë se ku duhet të bëhen ndërhyrje në rrugë.
“Qëndrimi i Policisë së Shtetit është jo vetëm injorancë juridike, por dhe gënjeshtër për opinionin publik. Policia nuk ka asnjë të drejtë ligjore te kontrolloje dosjen teknike të projektit, as edhe sigurinë në punë. Vetëm Bashkia e Tiranës mund të vendosë së ku bëhen ndërhyrjen në rrugë, dhe jo policia që paguhet të ruajë rendin publik. Ndërhyrja bëhet sipas kërkesës së vetë banorëve të zonës, për më shumë siguri në atë kryqëzim ku kalojnë edhe shumë fëmijë. Ndërhyrja është tagër i Bashkisë. Policia të merret me rendin publik, jo me punët e qytetit. Policia po keqpërdoret politikisht.” thuhet në komunikatën e Bashkisë së Tiranës.
Ditën e sotme, policia e shtetit, pasi ndërpreu punimet për vendosjen e semaforit në këtë aks rrugor të kryeqytetit, njoftoi se ka dorëzuar një kallëzim penal për punonjësit dhe drejtuesit e Bashkisë.
Add new comment