Selia e NATO-s kremton 100 vjetorin e Pavarësisë Rassmusen: Shqipëria, aleat i denjë i Aleancës

Përvjetori i 100-të i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në në selinë e NATO-s në Bruksel. Në një ceremoni të veçantë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se Shqipëria është një aleat i denjë i aleancës dhe se vendi ynë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm politik dhe ushtarak për NATO-n.
“Së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, ju jeni angazhuar për mbrojtjen e sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Ky është angazhimi më solemn që një shtet sovran mund të ndërrmarrë. Shqipëria e ka treguar se mund ta kryejë këtë angazhim. Vendi juaj është një aleat i denjë. Ju keni dhënë një kontribut të rëndësishëm politik dhe ushtarak për Aleancën tonë. Ju keni lujatur një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe angazhimi juaj në Afganistan ka qenë provë e fortë e përkushtimit tuaj për të mbrojtur sigurinë e Aleancës. Ne jemi të gëzuar të kemi një Shqipëri të lirë, të sigurtë dhe të angazhuar si anëtar i Aleancës. Ju uroj ju dhe popullit të Shqipërisë një ditë të lumtur dhe të sigurtë të pavarësisë”, është shprehur Rassmuesen.
Rassmusen dhe Imami
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami u shpreh: “ 100 vjet më parë themeluesit e shtetit shqiptar deklaruan pavarësinë dhe hodhën bazat e para të shtetit modern. Perspektiva e atij shteti ishte qartësisht e orientuar drejt familjes natyrale të cilës i përkiste, familjes së madhe europiane. Historia e Shqipërisë është një histori e luftës dhe përpjekjeve të mëdha për të mbijetuar dhe ruajtur identitetin kombëtar. Si pasojë e kësaj historie, Shqipëria mbeti për një kohë të gjatë në skajet e zhvillimeve moderne në Europë. Por shqiptarët për asnjë moment nuk hoqën dorë nga perspektiva e tyre europiane.”
Imami theksoi mbështetjen e madhe që Aleanca ka në rradhët e popullit shqiptar, ndërsa shtoi se Shqipëria e sotme është më afër anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe shquhen arritje të qartë në të gjitha fushat, si në atë të konsolidimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, reformave politike, zhvillimit ekonomik dhe shumë fusha të tjera.
Shqipëria vijoi ai, është një faktor stabiliteti në Ballkan duke luajtur rol konstruktiv në të gjitha politikat rajonale dhe jep kontributin e saj për paqen dhe sigurinë globale.
Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në selinë e NATO-s nuk mund të mungonte dhe torta me simbolin kombëtar shqiptarë.
Panorama
Add new comment