Refuzimi i statusit, PDIU kërkon tryezë partish

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përsëritur edhe njëherë sot thirrjen për mbledhjen e një tryezë të të gjithë partive politike, për të arritur në një zgjidhje të ngërçit politik, i cili sipas saj, solli refuzimin e rradhës për satusin kandidat.
“Ky lajm i keq vjen pikërisht në kohën kur 22 vjet më parë mijëra të rinj shqiptar rrëzuan komunizimin me ëndrrën e madhe për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa. Por kjo ëndërr ende nuk po realizohet.”- thuhet në reagimin e PDIU-së.
Mosplotësimi i 3 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, vazhdon më tej PDIU, solli që Komisioni Europian të heshti për Shqipërinë duke e lënë “topin në fushën tonë”. Sipas saj, tashmë i takon përfaqësuesve të zgjedhur nga populli, që të tregojmë se mbi gjithçka tjetër, duhet të vendosim Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.
“Si 100 vite më parë, duhet t’i tregojmë të gjithë kombit tonë dhe botës se ky vend ka njerëz të aftë që mendojnë dhe punojnë për të mirën e këtij vendi. Le të shërbejnë si frymëzim për të gjithë vargjet e të madhit Pashko Vasa se : “për ne shqiptarët dielli lind andej nga perëndon”, për të treguar dhe një herë lidhjen shpirtërore dhe historike me Europën, jo vetëm atë gjeografike.”- përfundon deklarata e PDIU-së.
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment