Rama: Jemi fitues. Duhet të nxisim pjesëmarrjen në zgjedhje dhe të mbrojmë votën më 23 qershor

TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblene e saj, ne qender te se ciles eshte pergatitja e strukturave te PS-se per zgjedhjet e 23 qershorit.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri me dije se në baza të sondazhve, Partia Socialsite rezulton fituese në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë por edhe në Elbasan dhe në Korçë apo Gjirokastër e në Berat, ashtu sikundër diferencat janë ngushtuar në Shkodër, Kukës dhe në Lezhë, dhe janë bërë të padallueshme në Dibër. Në fjalën e tij, Rama i kushtoj vëmendje të rëndësishme pjesëmarrjes së qytetarëve në votime më 23 qershor si dhe ruajtjes së votës.
“Është e domosdoshme që në të gjitha nivelet të shpjegojmë domosdoshmërinë për të besuar se ka vetëm një mënyrë për ta zbrapsur për ta mundur me turp makinën e deformimit të zgjedhjeve, kjo mënyrë është pjesëmarrja. Çdo njeri t’i dalë zot votës së tij. Të marrë edhe dikë tjetër nga familja që nuk është mësuar të votojë. Dike në lagje, në fis, apo në klub ku njerëzit bashkohen të qajnë hallet. Mënyra më e mirë për të qarë hallin është të votosh.”- tha Rama.
Sipas tij, ndryshimi i gjendjes fillon nga një votë, por strukturat e PS-së duhet tua shpjegojnë këtë qytetarëve dhe ti bëjnë ta kuptojnë, tha Rama.
Nëse emigrantët do ta kenë të pamundur të vijnë në Shqipëri për të votuar, ata duhet të informohen, tha kreu socialist, në mënyrë që vota e tyre të mos tjetërsohet, për shkak se shteti i tyre nuk u ka mundësuar të votojnë atje ku jetojnë.
“Mbi të gjitha brenda PS-së çështja e garancisë së votës nuk mund të jetë dilemë, duhet të jetë ajo që ne duhet tua japim të tjerëve, ne të jemi vija e parë e mbledhjes së votave dhe garantimit të votave.”- theksoi Rama.
Në mbyllje të fjalës së tij, Rama ftoi Asamblenë që të jepte miratimin e saj për të rritur rolin e Kryesisë së Partisë dhe për të forcuar punën në dy qarqe në Korçë dhe Elbasan, duke duke përfshirë në Asamble, Qazim Sejdinin dhe Niko Peleshin.
Rama: Shifrat e krimit në vend, tronditëse
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Ram e nisi fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste duke folur për krimin, të dhënat për të cilin tha ai, janë tronditëse.
”Superioriteti i krimit është fakt, jo vetëm nga vrasjet, plagosjet, grabitjet, apo kontrabanda e bekuar nga shteti, por edhe nga rrënimi moral dhe profesional i Policisë së Shtetit, e cila është e tradhëtuar në misionin e vet. Shëmbëlltyra e katandisje së forcave të rendit në një trup pa kokë, është ministri i Brendshëm koka vetë.”- tha Rama.
Kryesocialisti u ndal më pas tek disa shifra të kriminalitetit në vend.
“Vit pas viti krimi, një organizatë e suksesshme në Shqipëri ka një rritje të veprave të veta mesatarisht me 1500. Vetëm 2012, në raport me 2011 ka regjistruar 3029 vepra penale më shumë. Kemi koifiçentin e vrasjes për 100 mijë banorë më të lartin në rajon dhe Evropë. Jemi vendi me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë. Shqipëria e vitit 2013 regjistron katër herë më pak automjete, se vendet e BE-së, ndërsa në rrugë vdesin katër herë më shumë njerëz për 100 banorë.”
Sipas Ramës, policia sot ka trajtimin më të ulët financiar në të gjithë rajonin, më të ulët se në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje, pasi shtoi Rama, policia nuk merr shpërblimet, makinat ju mbeten rrugëve për mungesë karburanti, etj.
Kreu i PS-së, tha se beteja e shtetit me krimin është një ndeshje e shitur, duke theksuar se nesër në rrugën e rilindjes, kur loja nuk do të shtetet më, skuadra e Policisë së Shtetit do të fitojë çdo ndeshje.
PANORAMA
Add new comment