Qeveria: Të garantohet jeta e çdo shtetasi shqiptar në Beograd.

Postuar në 14 Tetor, 2014 16:44

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në Beograd, dhe dhunën e treguar ndaj futbollistëve të kombëtares sonë nga ana e tifozëve serbë, kanë reaguar Ministria e Brendshme si dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Të dyja palët garantojnë se po ndjekin me vëmendje zhvillimin e situatës në Beograd, dhe i bëjnë thirrje autoriteteve serbe të sigurojnë lojtarët shqiptarë.
 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Bushati shprehet se janë njoftuar autoritetet serbe të garantojnë sigurinë e shtetasve serbë në Beograd.

“Qeveria shqiptare po ndjek nga afër situatën. Janë njoftuar autoritetet serbe që të merren masat për ktihimin e sigurt të ekipit kombëtar dhe qytetarëve.” shkruan Bushati

Po të njëjtën gjë ka theksuar edhe ministria e brendshme përmes një komunikate për shtyp, ku thkesohet se qeveria serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares sonë.

 “Qeveria Serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit. Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium”. thuhet në deklaratën e MB 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.