Qeveria jep afro 600 mln lekë për vizitën e Papa Françeskut.

Postuar në 31 Korrik, 2014 02:25

Një shtesë fondi afër 600 milionë lekë në buxhetin e vitit 2014 është miratuar për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për organizimin e punëve në vijim të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri.

Ministrisë së Kulturës, në kuadër tëmorganizimit të punëve në vijim të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, do t’i shtohen fondet, si më poshtë: 506 milionë e 376 mijë e 734 lekë për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për pastrimin e fasadave të godinave rreth sheshit “Nënë Tereza”, prishjen dhe transportin e mbetjeve të ndërtimit; 44 milionë e 729 mijë e 936 lekë për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e Muzeut Historik; 32 milionë e 626 mijë e 127 lekë, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për punime në Pallatin e Kongreseve. 7 milionë e 883 mijë lekë, QKK-së, për mbulimin shpenzimeve të produksionit të dokumentarit “Pritja” me rastin e ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.