Pukë-Fushë Arrëz bie në humnerë një automjet, humb jetën drejtuesi.

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur ditën e sotme aksin Pukë-Fushë Arrëz. Mësohet se një automjet i vogël tip “Golf” me targa AA 490 DH ka rënë në një humnerë rreth 80 m.
Nga të dhënat paraprake mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Beslim Brahimi 49 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur edhe hetimet për aksidentin që i mori jetën 49-vjeçarit Brahimi.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se automjeti ku udhëtonte Brahimi ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në atë zonë.
Add new comment