PS po shqyrton mundësinë e protestave. Braçe: Të lyejmë me të kuqe Gjykatën e Tiranës

Postuar në 09 Shkurt, 2013 09:12

 

Partia Socialiste po shqyrton mundësinë e protestave në kuadër të vendimit të marrë për ngjarjen e 21 janarit, raporton Shqip. Këto qëndrime janë konfirmuar nga burime brenda grupit të PS-së, që bëjnë me dije se në fillim të javës së ardhshme do të merret edhe vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Erion Braçe shprehet se si shenjë proteste do të ishte lyrja me ngjyrë të kuqe e Gjykatës së Tiranës

“Lyrja e Gjykatës së Tiranës me ngjyrë të kuqe mund të jetë një tjetër aksion i dobishëm”, thekson Braçe.

Ndërkohë Taulant Balla ka shkruar në Facebook se: “Hekuran Deda u vra nga Ndrea Prendi, e konfirmoi ekspertiza amerikane e FBI-së. Nuk ka vendim gjykate që shpëton Ndrea Prendin e  Saliut, Llupon e Lulit dhe Saliun bashkë me ta. Vetëm një ditë pas 23 qershorit, me datë 24 në mëngjes, drejtësia do të rilindë dhe do të godasë shumë fort. Do të godasë Nrean, Llupon, Saliun, Lilin. Do të japin llogari të gjithë këta gjyqtarë të papërgjegjshëm”.

Një grup qytetarësh të paangazhuar kanë filluar të organizohen në rrjetet shoqërore dhe po bëjnë thirrje për një protestë qytetarësh para Gjykatës së Tiranës, protestë kundër vendimit të pafajësisë së tre gjykatësve për të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit 2011.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.