Prokuroria, Llalla largon katër drejtuesit e Tiranës

Postuar në 19 Janar, 2013 03:42

 

Emerimet/ Prokurori i çështjes së Aldo Bares bëhet shef i Task-Force. Katër emrat e rinj në drejtim të Akuzës së kryeqytetit.

Tiranë, “rokadë” në ProkuroriKryeprokurori Adriatik Llalla firmos pesë emërime, “preken” zv.drejtuesit.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, firmosi dje pesë emra të rinj në pozicione drejtuese në Prokurorinë e Tiranës. Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, u emërua dje në krye të Njësisë Task-Force në Prokurorinë e Tiranës. Lajmi u bë i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas burimeve, me urdhër të kryeprokurorit Llalla, prokurori Trenova u emërua si drejtuesi i ri i zyrës Task-Force. Deri një javë më parë, në këtë pozicion ishte prokurori Dritan Rreshka, i cili dha dorëheqjen për arsye familjare. Gentian Trenova vjen nga një përvojë disavjeçare në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ku ai ka ushtruar detyrën si prokuror, që pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës në vitet 2002-2005.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.