Prishtinë, 5 mijë të papunë nga bllokimi i lejeve të ndërtimit.

Përfaqësues të shoqatës së ndërtuesve, kanë shprehur shqetësime për, siç shprehen, bllokimin e procesit të lëshimit të lejeve për ndërtim nga Komuna e Prishtinës. Ata kërkojnë nga kjo e fundit të gjejë një zgjidhje, në mënyrë që lejet të lëshohen në afatet e parapara me ligj. Por kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se çdo gjë është duke u zhvilluar në bazë të ligjit.
Ai hedh poshtë deklarimet se sektori i ndërtimtarisë i ka ndërprerë punimet për shkak të lejeve. Ahmeti thotë se kjo gjendje është si pasojë e numrit të vogël të aplikantëve për leje ndërtimi, duke thënë se për tre muaj kanë aplikuar 27 kompani, ndërsa kanë marrë leje 9 prej tyre.
Menaxheri I depos së shitjes së materialeve ndërtimore “Parparimi”, në Prishitnë thotë se kohëve të fundit ka rënë shitja e këtij materiali për afër 80%. Të njejten gjë e thonë edhe pronarë të kompanive ndërtimore shumë prej të cilëve kanë ndërprerë punimet, si dhe kanë larguar numër të madh të punëtorëve nga puna, e kjo sipa tyre po ndodh prej kur është ndrruar pushteti në kryeqytet.
Kryetari I shoqatës së ndërtimtarëve të Kosovës dhe prodhimeve ndërtimore Brahim Selimaj thotë se është nevojë urgjente të dilet nga kjo gjendje sepse sipas tij kanë mbetur pa punë afër pesë mijë punëtorë. Ai kërkon nga Komuna e Prishtinës të gjejë një zgjidhje të shpejtë të lëshoj në afat ligjor lejet e ndërtimit, sepse do të ketë pasoja nga kjo situatë, duke marrë parasysh se është sektori që investon më së shumti ndërkohë puënson numër të madh punëtorëve.
Mirëpo kryetari I Prishtinës Shpend Ahmei tha se çdo gjë është duke u zhvilluar në bazë të ligjit. Ai shton se nuk është e vërtetë që sektori I ndërtimtarisë ka ndërpre punimet për shkak të lejeve të dnërtimit por për shkak të numrit të vogël të aplikantëve, duke thënë se për tre muaj kanë aplikuar 27 kompani ndërsa kanë marrë leje 9 prej tyre.
” Nuk e di për cfarë ndalimi të lejeve flasin për shkak se nuk ka edhe një kompani të vetme që e ka pas dokumentacionin e rregulltë dhe nuk ka marrë leje ndërtimi. Tash duhet ta kuptojmë se vetëm në tremujorin e vitit 2013 kemi pas 82 aplikacione ndërsa për këtë tre muojr 27 që do të thotë se është trefish më pak dhe në të njejëtn kohë nuk kemi mundur të vazhdojmë me avazin e vjetër, ku kompania ja fillon ndërtimit,i përfundon tre kate dhe pastaj aplikon për leje ndersa ne vihemi para aktit të kryer”, tha kryetari i Prishtinës.
Kryetari Ahmeti shtoi se nuk ka vonesa të lejeve të ndërtimit, por ka rënie të sektorit të ndërtimtarisë dhe do të shikohen të gjtiha mundësitë për të ndihmuar këtë sektor. Ndërsa sipas tij lejet nuk do të jipen në atë rast, kur një kompani ka borxhe të papaguara ndaj komunës dhe aplikon për leje të re ndërtimi.
Gjithashtu ka bërë të ditur se do të trajtohen të gjitha rastet ku janë ndërprerë punimet dhe të vazhdohet në bazë të procedurave ligjore se çfarë do të bëhet me to.
Add new comment