Pranga grupit që shiste kokainë në Plazhin e Durrësit, 1 në kërkim.

Postuar në 30 Korrik, 2014 05:05

Policia e Durrësit arreston në flagrancë 3 persona në tentativë për të shitur kokainë në qytetin e Durrësit, pranë zonës së Plazhit.
 
Në kuadër të operacionit “Express” u sekustruan 26 doza kokaine të përgatitura për shitje, të cilat iu gjetën me vete personave të arrestuar, ndërsa në banesën e tyre u gjetën dhe 100 gramë nga e njëjta lëndë narkotike.
 
Konkretisht në orën 23.50 të 29 Korrikut u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ervis Likmeta, 37 vjec, banues në lagjen 5 Durrës
Florian Likmeta, vëllai i Ervisit, i moshës 39 vjec, banues në lagjen 5 Durrës.
Ervis Luli, 40 vjec, banues në lagjen 1 Durrës

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Ardian Axhemi, 38 vjec, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u realizua nga Sektori Kundër Drogës dhe Narkotikëve në Policinë e Durrësit pas një procedimi proaktiv 2-mujor në drejtim të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë në qytetin e Durrësit.

Nga puna hetimore rezultoi se këta shtetas e ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së kokainës në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, përfshi edhe zonën e plazhit.

Gjithashtu u bllokua një automjet Ford Focus me targa DR3424F, dy motoçikleta të markës Yamaha, me të cilët këta shtetas kryenin zhvendosjen si dhe 4 aparate telefonikë celularë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.