Pogradec, vritet me thikë 26-vjeçari në qendër të qytetit, s’dihen shkaqet.

jë 26-vjeçar është vrarë me thikë pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së 26-vjeçarit Klement Hoxhallari nga fshati Starovë.
Nga të dhënat e para mësohet se 26-vjeçari ka qenë duke luajtur në një bilardo në qendër të qytetit të Pogradecit.
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Nga ana e bluve të Pogradecit bëhet e ditur se deri tani janë shoqëruar 10 persona në polici, për t'u pyetur për rrethanat e ngjarjes.
Add new comment