Plagoset rëndë punëtori i HEC-it rrëzohet në greminë me kamion

Një 47-vjeçar është plagosur rëndë pasi kamioni të cilin ai drejtonte është rrëzuar në një greminë.
Sabah Toska mësohet se po dërgonte materiale në Hidrocentralin e Gjegjanit që po është në ndërtim.
47-vjeçari nga Qereti i Pukës është punëtor në HEC-in e Gjegjanit, ndërsa aksidenti ka ndodhur gjatë punës në HEC, pikërisht ndërsa ka qenë duke transportuar materiale.
I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë
Add new comment