Pesimizmi francez, 64 për qind e qytetarëve shprehen kundër euros

Kriza ekonomike në eurozonë rrit euroskepticizmin në vendet anëtare. "Pothuajse dy të tretat e francezëve do të kishin votuar kundër Traktatit të Mastrihtit",-thotë sondazhi më i fundit, 20 vjet pasi Franca i dha një mbështetje plot hezitim tekstit që prezantoi euron. Shumica e francezëve tani e kundërshtojnë në mënyrë kategorike marrëveshjen e Mastrihtit.
Sondazhi i "Ifop" zbuloi se 64 për qind e francezëve janë kundër monedhës së përbashkët e do të votonin kundër nëse referendumi do të mbahej sot. Rreth 51 për qind e tyre votuan në favor të Traktatit të Mastrihtit në shtator të vitit 1992, e 49 për qind kundër, në një votim që i dha hov presidentit të atëhershëm, socialistit François Mitterrand dhe ndau më dysh të djathtën franceze. Sot vetëm 36 për qind do të votonin në favor.
76 për qind e francezëve mendojnë se Bashkimi Evropian nuk është duke vepruar në mënyrë efikase në kufizimin e efekteve të krizës ekonomike dhe 60 për qind janë në favor të më pak "integrim evropian" e më pak politika të përbashkëta ekonomike dhe buxhetore. Pavarësisht nga kjo, rreth 65 për qind e francezëve janë kundër kthimit pas tek franga. Kjo shifër është në kontrast të plotë me gjermanët, 65 për qind e të cilëve besojnë se do të jenë më të sigurt me markën e vjetër.
Albanian Screen
Add new comment