Peqin, tritol automjetit të një emigranti, dyshohet nga një peqinas.

Një atentat me lëndë eksploziv tritol në makinë ndaj një emigranti shqiptar është shënuar sot në Peqin, por fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tritoli ishte vendosur në automjetin tip Volksvagen Golf me targa AA 474 AD në pronësi të Gazmend Dublait.
Mësohet se makina ka qenë e parkuar para banesës së Dublait, por fatmirësisht nga shpërthimi, edhe pse ka qenë i fuqishëm, nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, Dublai është një emigrant shqiptar i sapokthyer në atdhe. Nga hetimet paraprake dyshohet se autor i këtij atentati është një shtetas po nga Peqini.
Deri më tani arsyet e vendosjes së tritolit janë ende të paqarta, ndërsa po vijon puna për arrestimin e autorit.
Add new comment