Parandalohet krimi në familje tentoi të vrasë gruan e vjehrrën

Policia e Fierit ka parandaluar një krim në familje në fshatin Fermë Çlirim. Sipas policisë Fatmir Jonuzi tentoi të vrasë bashkëshorten dhe vjehrrën.
Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes autorit dhe vjehrrës së tij. Efektivët e policisë kanë mundur të mbërrijnë në kohë duke parandaluar krimin në familje.
Pas debateve familjarët e familjes Jonuzi kanë lajmëruar policinë. Në pranga ka përfunduar autori ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe arma tip automatik.
Ndërkaq, po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe të shkaqeve që çuan Fatmir Jonuzin të bënte veprim.
Add new comment