Paditet nga ILDKP shefi i sigurisë së Nishanit, dhe 6 zyrtarë të tjerë

Postuar në 24 Qershor, 2014 08:59

Gjashtë zyrtarë, mes të cilëve edhe shefi i sigurisë së Presidentit Bujar Nishani, Krenar Ahmeti janë kallëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme nga ILDKPKI pasi nga verifikimet e bëra, akuzohen për mosdeklarim apo deklarime të rreme të pasurisë.
 
Gjashtë zyrtarë janë kallëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme nga ILDKPKI pasi nga verifikimet e bëra, akuzohen për deklarim të rremë të pasurisë.
 
Lajmi bëhet i ditur nga vetë ILDKPKI sipas të cilit 6 zyrtarët, pas verikimeve të kryera rezultojnë të kenë konsumuar veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
 
Kështu, ILDKPKI ka kallëzuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme zyrtarët:

1.Silvana Maksuti, Kryeinspektore, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Dega Durrës
2.Krenar Ahmeti, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Tiranë
3.Taulant Kurti, Inspektor  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
4.Florand Prifti, Inspektor Hetimi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
5.Lirim Nehanaj, Kryetar Komune, Komuna Gruemirë, Malësi e Madhe
6.Ylli Kupi, Kryetar Komune, Komuna Petrelë, Tiranë 

Sipas ILDKPKI, do të njoftohen edhe institucionet eprore të këtyre zyrtarëve, për të kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj tyre.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.