Përplasjet Shqipëri-Kosovë, Eposi i Kreshnikëve mbetet jashtë UNESCO

Mosmarrëveshjet mes specialistëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës mbi Eposin e Kreshnikëve kanë çuar në mbetjen jashtë UNESCO-s.
Zymer Neziri, iniciatori kosovar i projektit "Eposi i Kreshnikëve", ka pranuar për gazetën "Zëri" në Prishtinë, se ai ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë që të ndalojë projektin. Kjo, për shkak se sipas tij, njëri nga anëtarët e komisionit nga pala e Shqipërisë ka dalë nga konturet e projektit duke bërë që Neziri t'i drejtohet edhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë.
Pa u ndjerë aspak fajtor, Neziri ka thënë se nisma ka qenë e tij në vitin 2008, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, për të zgjeruar më pas ekipin edhe me ata të Shqipërisë, duke futur në komision: Shaban Sinanin e Vasil Tolen. "Ky projekt në vitin 2008 ka nisur me qëllim që të realizohet në bashkëpunim mes Prishtinës dhe Tiranës, dhe pas hartimit të tij si projekt i përbashkët të dorëzohet në UNESCO.
Për një zyrtarizim të këtij komisioni, unë kam kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të vërtetohet se është komision qeveritar i Republikës së Kosovës për përpilimin e projektit "Eposi i Kreshnikëve", gjë që edhe është pranuar në vitin 2011", - ka thënë Neziri. Dhe, sipas tij, Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në vitin 2009 edhe në vitin 2010 i është dorëzuar materiali me nga 100 faqe, që ka përfshirë punën e këtij komisioni.
Mirëpo, projekti që kërkonte 140 mijë euro të premtuara nga MKRS në Kosovë, nuk u dhanë asnjëherë. Vasil Tole, anëtar i komisionit tonë, kishte iniciuar atje projektin tjetër paralel të quajtur "Eposi i kreshnikëve", në kategorinë "në rrezik", ndërsa në atë paraprak që e patëm hartuar ne, ishte në kategorinë "vlerë".
Ballkanweb.com
Comments
Eposi i Kreshnikeve nuk eshte
<p>Eposi i Kreshnikeve nuk eshte as ekskluzivitet i Shqiperise dhe as i Kosoves por eshte i te gjithe shqiptareve (varianti shqip). Varianti i Bosnjes verteton prejardhjen e lashte mitologjike te Eposit pasi dikur boshnjaket, kroatet dhe shqiptaret ishin vellezer te nje gjaku dhe kete e verteton ADN e tyre e perbashket ilire ne 30% (qe eshte shume;-) Sherri idiot dhe sabotimi qe i eshte bere nga brenda tregon se duhen edhe nja 30 vjet qe shqiptaret te piqen dhe te behen te arsyeshem dhe te mos shkaterrojne kulturen e tyre..</p>
Kjo e kreshnikeve eshte
<p>Kjo e kreshnikeve eshte meseleja e rradhes me te cilen do merren shqiptaret, per te zbuluar antishqiptaret, fill pasi bene telef Oliver Shmitin. Kur te vije dita qe dikush te zbuloje ujin e nxehte (ktheje pak dorezen e rrubinetit majtas) e te na thote se Krajina dhe krajshniket jane 100% sllavisht (e mban mend fjalen Kraj kur perfundonte filmi tek sllavi?), dhe nuk kane asnje kurpin ne shqip, se Hajkuna eshte emer qe nuk perdoet fare ne shqip, po eshte emer i perdorur nder muslimanet e Bosnjes, se cetobash Muji nuk eshte Gjeto Basho Muji,( sic edhe Ilirjan Celibashi apo Shpresa Subashi nuk jane Celi Basho apo Su Basho) po eshte kreu i cetes, dhe ne fund se franceskanet qe grumbulluan eposin dhe e botuan, ka shume mundesi qe te kene spastruar sa kane mundur aty sfondin fetar te konfliktit sllavo-sllav dhe se varianti yne eshte patjeter krijimtari e shqiptareve, por eshte rindertuar mbi nje epos te gatshem, per nevoja te nje auditori qe i njihte personazhet dhe linjat e rrefimit, po jo gjuhen e origjinalit.</p><p>Ah si do bubullijne emisionet televizive e Facebooku atehere! Aleanca Kuqezi do publikoje denimin me 8 vite burg ne te ardhmen per antishqiptaret qe do guxojne te perkthejne shqip emrin joheroik te kryetarit, i cili dmth thjesht "kufitar'.</p>
Eposi i Kreshnikeve eshte me
<p>Eposi i Kreshnikeve eshte me i vjeter se sllavizimi i boshnjakeve dhe elementet pagane e vertetojne kete fakt. Boshnjaket ne te gjitha studimet serioze dhe sidomos me kerkimet gjenetike vertetojne prejardhjen e tyre ilire ca perqind edhe me shume se e shqiptareve te sotem. Eposi eshte gjeografikisht ballkanik dhe ka hedhur rrenje pikerisht ne momentin e dyndjeve sllave. Gjithsesi ka edhe nje argument tjeter. Arketipi i shqiptareve te sotem ka themele te forta ne kete mitologji dhe eshte kostumi i qepur pikerisht per ne. Kam bere nje studim per kete ceshtje antropoligjike qe e kam referuar edh ene nje universitet vere dhe kete kendveshtrim e kam publikuar edhe ne 2008 ne nje analize per librin e Blushit TE JETOSH NE ISHULL ne lidhje me modelet e heronjve te librit bazuar ne arketipin e kreshnikeve. Eposi eshte aq shqiptar sa dhe boshnjak dhe radha ne kohe mungon sepse eposi lindi kur boshnjaket dhe shqiptaret flisnin nje gjuhe, ate ilire;-)</p>
Add new comment