Përmet, asgjësohen 180 rrënjë kanabis.

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar dhe asgjësuar në Përmet rreth 180 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Sipas strukturave të policisë së Gjirokastrës bëhet e ditur se bima narkotike është gjetur e kultivuar në fshatin Limaj të qytetit të sipërpërmendur. Deri në këto momente nuk dihet se cili është pronari i okës në të cilën është sekuestruar lënda narkotike. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Add new comment