Përmbyset kamioni, shpëtojnë mrekullisht çifti e mbesa 8 vjeçare

Postuar në 29 Korrik, 2014 07:43

Vetëm fati ka shpëtuar drejtuesin e këtij kamioni, bashkëshorten dhe mbesën 8 vjeçe. Kamioni i ngarkuar me gurë nuk ka mundur të hyjë në kthesë dhe ka dalë nga rruga dhe duke bërë një rrotullim të plotë ka përfunduar në arë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në periferi të Tiranës në rrugën që të çon në Baldushk. Kalimtarë të rastit dhe banorë kanë nxjerrë nga kamioni shoferin Sali Allmuça, bashkëshorten e tij dhe mbesën 8 vjeçe.

Duke parë vonesën e autoambulancës së Urgjencës për ndihmën e parë banorët kanë hipur në një automjet privat të plagosurit për t'i dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Sipas mjekëve të spitalit gjëndja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 8-vjeçaren e ka shpëtuar përdorimi i sexholones për fëmijë. Burimet policore thanë se shkak për aksidentin është manovra për zbritjen e marshit në dishezë dhe mospërgjigjja e kamios gjatë kësaj manovre duke mos e marrë marshin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.