Objekte pa leje,Rama: Faleminderit qytetarë, çlirojmë qytetin pa bashki!

Teksa aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Tiranë vijon për prishjen e objekteve pa leje, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët për denoncimet e bëra për çlirimin e hapësirave të asaj që kryeministri e ka cilësuar qytet pa bashki.
Përmes postimit në rrjetin social Twitter, Rama nënvizon ndihmën e dhënë nga ana e qytetarëve në denoncimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Shefi i qeverisë, vlerëson pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë aksion në çlirimin e hapësirave të përbashkëta publike, të një qyteti që sipas kryeministrit është pa bashki.
“Faleminderit qytetareve qe denoncojne duke marre pjese ne çlirimin e hapesirave te perbashketa te qytetit pa bashki!” shkruan Rama
Add new comment