Nuk deklarojnë xhiron, tatimorët u japin 20 ditë afat

Postuar në 11 Mars, 2013 04:03

 

  • Dyshohet se shumë kompani mbajnë bilance dyfishe. Urdhri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për korrigjimin e deklaratës së të ardhurave, në prill nisin gjobat  

 

Ornela Manjani 

-Administrata tatimore do të nisë në fund të marsit kontrollet në biznese në të gjithë vendin për të verifikuar deklarimin e xhiros. Në fokus do të jenë bizneset e shërbimeve, spitalet, dentistët, hoteleria, si dhe sektori i ndërtimit pasi në nga analiza e riskut këto grupe tatimpaguesish, janë konstatuar diferenca midis xhiros së deklaruar dhe aktivitetit të tyre dhe Administrata Tatimore i ka përcaktuar me risk për vitin 2013. Administrata tatimore në të gjithë vendin do të kryejë verifikime edhe në lidhje me bilancet dyfishe që dyshohet se mbajnë bizneset, në lidhje me faturat tatimore, lëshimin e kuponëve tatimore dhe deklarimin e punonjësve. Ndërkohë administrata qendrore u ka lënë 20 ditë kohë bizneseve të verifikojnë deklarimet që kanë kryer në zyrat rajonale duke i dhënë një shans për korrigjimin e tyre. Përfaqësues të administratës tatimore u kujtojnë bizneseve se në rast se konstatohen shkelje do të vendosën gjoba. Të njëjtat masa do të merren edhe për subjektet që refuzojnë të vënë në dispozicion të tatimorëve dokumentacionin origjinal. Sipas ligjit në fuqi, refuzimi për dhënien e informacionit të kërkuar nga administratës tatimore dënohet me gjobë që varion nga 10 mijë deri në 50 mijë lek për çdo shkelje.

 

 

SHEKULLI

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.