Nishani fton krerët e grupeve parlamentare për emrin e kreut të ri të Kushtetueses

Në përfundim të mandatit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, presidenti Nishani fton krerët e grupeve parlamentare për konsultim për përzgjedhjen e kreut të ri të.
“Në përmbushje të përcaktimeve kushtetuese për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi në muajin shtator është verifikuar përfundimi i mandatit 3-vjeçar të Kryetarit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka filluar procedurën e përzgjedhjes për kryetarin pasardhës të kësaj gjykate”, thuhet në një njoftim të Presidencës.
Takimet janë parashikuar për të martën, 8 tetor 2013 me krerët e Grupeve Parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane.
Dita
Add new comment