Nis zbatimi i programit Italian për bujqësinë shqiptare me vlerë 10 mln euro.

Sot në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u lançua fillimi i programititalian për zhvillimin e sektorit të bujqësisë shqiptare me vlerë 10 mln euro. Nga këto 10 milionë euro, rreth 5mln do të jepen si fond mbështetje për fuqizimin e sistemit te menaxhimit financiar dhe kontrollit te AZHBR(Agjencia e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural), rreth 3 mln euro mbështetje për Sektorin e Ullishtarisë; 2 milion Euro, mbështjetje për një pilot për sigurimet e lehtësuara në bujqësi.
Ky fond është pjesë e Protokolli i Bashkëpunimit midis Qeverisë Italiane dhe Qeverisë Shqiptare 2010-2012 i firmosur në prill 2010 nga Kryeministri Shqiptar dhe Ministri i Jashtëm Italian.
Add new comment