Neonazistët e Agimit të Artë ngrenë celulë në Sarandë. Rama: Neveri për këto krijesa fashiste

Postuar në 04 Shkurt, 2013 03:24

 

Deputeti neonazist, Kristos Papas dhe truproja i Agimit të Artë, Robert Hajdhi, nga Lukova, sponsorizojnë të rinjtë e fshatit Mesopotam të Sarandës të ngrenë celulën naziste.

Dega e parë e lëvizjes fashiste greke Agimi i Artë ka një  anëtarësi prej 30 vetësh, ku shumica e tyre shumica e tyre janë adoleshentë minoritarë grekë.

Burime të brendshme bëjnë me dije se grupimi i themeluar më datën 30 janar 2013 ka marrë shkas nga dalja e bujshme në mediat shqiptare e deputetit neonazist Kristos Papas.

Dega e Agimit të Artë në Sarandë, që është krijuar në fund të muajit të parë të vitit, ka hapur gjithashtu dhe profilin e vet në Facebook, ku i bën thirrje të gjithë minoritarëve, kryesisht moshave të reja, të bashkohen me ta pa pasur frikë, pasi sipas tyre kjo organizatë neonaziste shumë shpejt do të ekzistojë në gjithë Jugun e Shqipërisë- ‘Vorioepirin’, madje do të hapë një degë dhe në Tiranë.

I pari që ka përgëzuar nismën ka qenë deputeti nga Suli, Kristos Papas, i cili ka pasur dhe një telefonatë me një nga pjesëtarët e kësaj dege, të cilin e ka shumë mik të ngushtë dhe të besuar. Ai i ka thënë se shumë shpejt do të jetë me ta në Sarandë për ta bërë këtë ngjarje publike. Dega e lëvizjes neonaziste greke në Sarandë nuk ka kryetar apo drejtues të parë, por vetëm një koordinator, i cili quhet Jani Romeli dhe që nuk qëndron në Shqipëri, por lëviz vazhdimisht mes Athinës dhe Sarandës, sqarohet në gazetën Shekulli.

Sa i takon financimeve, mësohet se kjo degë ka qenë një nismë e iniciuar kohë më parë nga i ‘forti’, truproja i Agimit të Artë, Robert Hajdhi nga Lukova, i cili ka lidhje shumë të ngusha me politikën dhe persona të lartë në qeveri, për shkak të statusit të tij si biznesmen.

Në Facebook grupi i neonazistëve aludon për një konflikt mes tyre dhe anëtarësisë së AK-së dhe shkruajnë se: “Ju kërkuam ju të “AK-së” por s’ju gjetëm, ku ishit? Atje brenda në zyrat tuaja do t’ju kapim dhe  do t’ju varim”, thuhet në faqen sociale të degës së Agimit të Artë Sarandë.

Kristos Papas e kishte bërë me dije më parë këtë nismë,  megjithatë Komisioneri i të Drejtave ë Njeriut në këshillin e Evropës Nils Muiznieks, i ka kërkuar qeverisë greke shpalljen të jashtëligjshme të partisë Agimi i Artë.

Ndërkohë, kreu i PS, Edi Rama, në bashkëbisedimin e tij në Twitter, ka komentuar edhe një pyetje për deklaratat e Kristos Papas.

“Neveri për çdo krijese fashiste siç është edhe ajo forcë e skutave më të errëta të psikologjise sociale që quhet Agimi i Artë!” shkruan Rama.

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.